Titulli mediumi i vetëm shqip, partner medial në "Forumin e Sigurisë" Beograd 2014
Lokale

Titulli mediumi i vetëm shqip, partner medial në "Forumin e Sigurisë" Beograd 2014

19.Sep.2014 10:46
0

Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Lëvizja Evropiane në Serbi dhe Fondi për Ekselencë Politike organizojnë për të kartën herë “Forumi i Sigurisë “ cili do të mbahet nga 30 shtatori deri më 2 tetor të vitit 2014 me titulli “Evropa 2014: Fundi apo fillim i ri.

Gjatë këtij forumi do të organizohen diskutime brenda paneleve me tema të ndryshme që lidhen me sfidat e sigurisë evropiane dhe globale, veçanërisht duke pasur parasysh 100 vjetorin e luftës së parë botërore.

Forumi do të mbledhë ekspert të cilit do të shqyrtojnë se në cilën masë 100 vjetori mundë të konsiderohet fundi apo fillimi i një diskursi historik dhe integrues në Ballkanin Perëndimorë dhe Evropë.

Parnter medial në mesin e mediave kombëtarë në Serbi, siç janë RTS, B92, Tanjug, Dnevnik, Blic, FonNet është edhe mediumi në gjuhën shqipe Portali Informativ-TITULLI.

Gjithashtu do të flitet edhe për dilemat e zgjerimit në përputhje me 10 vjetorin e zgjerimit të quajtur “Zhurmë e madhe”.

Kujdes të veçantë do t’i kushtohet edhe rekomandimeve të vitit 2005 të cilët i ka dhënë Komisioni Ndërkombëtarë për Ballkanin si dhe në kontekstin e zgjerimit të (dez)integrimit dhe politikës në Ballkan dhe Mediteran.

Sikur edhe tre viteve të kaluara, shumica e paneleve do të përpiqen  të përgjigjen në transformimin e Ballkanit nga problemet e sigurisë në partner të sigurisë dhe të nxjerrin mundësitë e leksioneve nga ky proces.

Pas praktikës së mirë nga e kaluara, pjesa akademike e këtij Forumi do të mbledhë hulumtuesit e rinj dhe liderët më 30 shtator dhe këtë vit temat do të jenë nga e kaluara, kujtimi kolektiv e siguria ndërkombëtare./Titulli.com/

Historike, shqiptari nga Lugina pjesë e Kombëtares Shqiptare
Kamberi, deputeti që sfidon Kuvendin e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration